Ish-deputetja e Nismës kalon në PDK

Ish-deputetja e Nismës Shukrije Bytyçi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari aktual, njëherësh kandidat për Malishevë, Isni Kilaj.

“Ish-deputetja e Nismës, profesoresha Shukrije Bytyçi, në përkrahje të qeverisjes sime. Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës. Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores. Bashkë për Malishevën”, ka shkruar ai në Facebook. /Zëri