Banorët serbë nisin të mblidhen në Jarinje

Në Jarinje dhe Bërnjak po vazhdon edhe sot protesta e serbëve, e nisur dje pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet me Serbinë për targat e automjeteve.

Mediat lokale serbe raportojnë se ka nisur të mblidhen sërish banorët serbë në veri, ndërsa siç raporton “Kosovo-online”, numri është më i madh se ditën e djeshme afër pikës së kalimit kufitar në Jarinje, transmeton Zeri.info.

Pavarësisht protestave, dita e djeshme ka kaluar e qetë në dy pikat kufitare, ndërsa atje që nga mëngjesi i së hënës po qëndrojnë edhe ekipe të Njësisë Speciale të Policisë. /Zëri