“Ideal për Skenderaj”, slogani i Bekim Jasharit për zgjedhjet e 17 tetorit
I pari i Skenderajt, Bekim Jashari do të kandidoj për kryetar të kësaj komune me sloganin “Ideal për Skenderaj”.
Jashari në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje.
“Nën sloganin ‘Ideal për Skenderaj’, kërkoj mbështetjen tuaj, në rrugëtimin tonë të përbashkët, në jetësim të amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, idealit tonë shekullor për të qenë të bashkuar dhe të vendosur, në shërbim të shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Për kryetar të Skenderajt, LDK-ja do të garojë me Isa Fejzullahun, PDK-ja me Fadil Nurën, kurse LVV-ja do ta mbështesë Jasharin në këto zgjedhje. /Zëri