Manxhuka: Ndihem me fat që në Therandë, do ta kem mundësin ta votoj Salih Zybën

Sekretari për Media dhe Komunikim i LVV-së, Arlind Manxhuka ka shpërndarë një fotografi të kandidatit për kryetar të Therandës nga kjo parti, Salih Zyba, e për të cilin thotë se ka shumë fotografi por është vëshitrë të gjendet një përfaqësuese për përsonalitetin e tij të jashtëzakonshëm.

Manxhuka publikoi në Facebook fotografinë e Zybës si ushtar të UÇK-së e që thotë për të se është ushtar i përhershëm i çështjes kombëtare.

“Salihu ka shumë fotografi, por vështirë të gjendet një përfaqësuese për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm. Kjo foto edhe mund t'i ofrohet kogja: ushtar i përhershëm i çështjes kombëtare, gjithnjë aktivist, ndër të parët por edhe modest e i pashoq, frymëzim për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Manxhuka ka shkruar fjalë të mira për Zybën, duke thënë se është e vështirë që të përshkruhet karakteri i tij.

“Është vështirë të përshkruhet karakteri i tij i pathyeshëm: i afërt e i dashur me qytetarë dhe i patrembur nga krimi. Kemi pasur rastin ta shohim konkretisht në shumë situata. Ka qenë vërtetë frymzues dhe shembull sacrifices”, tha ai.

Krejt në fund, Manxhuka thotë se është me fat që në komunën e tij e ka mundësin ta votojë Salih Zybën.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. Për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së do të garojë Bali Muharremaj, nga PDK-ja Murtez Zekolli, nga LDK-ja Ardian Shala, dhe Salih Zyba nga radhët e LVV-së. /Zëri