Kusari-Lila: Qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë telashet në rrugën “Bujar Roka” dhe mungesën e investimit

Kandidatja e LVV-së për kryetare të Gjakovës, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila së bashku me disa kandidatë për asmablistë, ka vizituar banorët e lagjës “Blloku i Ri”, më saktësisht segmentin e dytë të rrugës "Bujar Roka" në këtë komunë.

Në njoftimin e subjektit politik Alternativa, thuhet se "devijimi në përmasa të papara të kësaj rruge, mungesa e investimit serioz që nga 2017-ta e telashet në rrugë" do të bëjnë që qytetarët ta ndëshkojnë me votë këtë gabim.

“Devijimi në përmasa të pa para më parë i projektit të kësaj rruge, mungesa e investimit serioz pas vitit 2017, telashet që kjo rrugë u shkakton banorëve në përditshmërinë e tyre, është gabim i pafalshëm të cilin qytetarët do ta ndëshkojnë me votë me 17 Tetor”, thuhet në njoftimin e Alternativës.

Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor. /Zëri