“Smart City”, Berisha prezanton programin zhvillimor për Istogun
Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha ka prezantuar programin e tij për zhvillim në komunën e Istogut.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do ta bëj digjitalizimin e qytetit të Istogut.
“Program zhvillimor dhe inovativ për ISTOGUN: LED ndriçues për lëvizje të këmbësorëve, LED panelët informues, Senzorë të ndryshëm, Qasje në internet ËIFI, informacione rreth qytetit, Energji solare, informata rreth turizmit etj, Kamera sigurie, Radar të shpejtësisë, Furnizimi me rrymë, Panelë solarë”.
“Së bashku me Dren Kastratin dhe Rinor Kuçin diskutuam për projektin e ardhshëm, digjitalizimin e qytetit tonë. Me fokus të veçantë qasjen sa më të lehtë tekonologjike dhe informimin e qytetarëve në kohë dhe mënyrë të duhur”, tha Berisha.
Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor. /Zëri