Abdixhiku për Qunin: Udhëheqës i dëshmuar, Prizreni këtë herë ka një zgjidhje të lehtë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka zhvilluar sot një takim me asambleistët e kësaj partie në Prizren.

Abdixhiku ka thënë se kandidati i LDK-së për Prizrenin Anton Quni është një udhëheqës i dëshmuar.

“Nga Prizreni i Lidhjes, takim me asambleistët e Lidhjes. Në qytetin e njerëzve të mirë, të kulturës, bashkëjetesës e Rilindjes, Antoni na përfaqëson me plot dinjitet. Mik i jashtëzakonshëm, patriot i madh, udhëheqës i dëshmuar - Prizreni këtë herë ka një zgjidhje të lehtë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Zëri