15 tetori, afati i fundit për votim me postë në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për votim me postë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit nis më 15 shtator dhe përfundon pikërisht një muaj pas, më 15 tetor.

KQZ-ja ka dhënë edhe detaje për mënyrën e votimit:

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Fletëvotimet, broshurën me emrat e subjekteve politike dhe kandidatëve dhe të gjitha informacionet e detajuara mund t’i gjeni në këtë link: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Fletëvotimet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 15 tetor 2021. /Zëri