Tashmë është zyrtare, Arsenali kompleton transferimin e Ben White

Tashmë edhe zyrtarisht, Arsenali ka konfirmuar transferimin e Benjamin White, i njohur edhe si vetëm Ben White, shkruan Zeri.info.

Qendërmbrojtësi anglez është prezantuar sot me fanellën e Arsenalin në ambientet e klubit.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Ben White te “Topçinjtë” do ta bartë veshur fanellën me numër 4.

Sipas raportimeve, Arsenalit ky transferim i ka kushtuar 50 milionë funte. /Zeri.info