Dest refuzon tri klubet e njohura, dëshiron të mbetet te Barcelona
Sergino Dest ka refuzuar disa oferta deri më tani, vetëm e vetëm për të mbetur te Barcelona, shkruan Zeri.info.
Së fundmi për mbrojtësin e krahut të djathtë interesim shprehen Arsenali, Borussia Dortmundi dhe Monaco.
“Diario Sport” shkruan se të tre këto klube kanë bërë edhe oferta, por që janë refuzuar nga 20-vjeçari.
Reprezentuesi amerikan dëshiron të mbetet te Barcelona, teksa edhe klubi e ka informuar se ai është në planet e tyre.
Ndryshe, Sergino Dest është pjesë e Barcelonës nga viti 2020 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Zeri.info