Këto lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë të pijshëm

Gjatë ditës së nesërme disa pjesë të Prishtinës do të mbesin pa ujë, pasi disa punime teknike do të realizohen në rrugën e “Tiranës”.

Sipas KRU “Prishtina”, punimet do të fillojnë nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin lagjja “Lakrishte”, një pjesë e lagjes “Dardania” dhe një pjesë e lagjes “Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

KRU “Prishtina” bën të ditur se furnizimi do të rikthehet pas sanimit të gypit. /Zëri