Zyrtare: FC Prishtina prezanton Hotin, Shabanin dhe Tolajn
FC Prishtina ka prezantuar tre futbollistë, të cilët do përforcojnë fazën e sulmit te “bardhekaltërit”, shkruan Zeri.info.
Klubi kryeqytetas sot ka prezantuar Xhevdet Shabanin, Bleart Tolajn dhe Mendurim Hotin. Për këtë të fundit “Zeri.info” kishte raportuar ekskluzivisht më 9 prill.
Hoti te Prishtina kalon nga Feronikeli, Shabani nga Drita, kurse Tolaj nga Hajduku i Splittit.
“Blindohet sulmi!
Mendurim Hoti nga Feronikeli, Xhevdet Shabani nga Drita dhe Bleart Tolaj nga Hajduku
Mirë se vini djema në shtëpinë bardh e kaltër” – thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Zeri.info