Ndalohen 3 persona pas konfiskimit të kokainës në Lipjan

Gjatë ditës së sotme në një depo në Lipjan dyshohet se nga autoritetet janë konfiskuar mbi 200 kilogramë kokainë.

Në lidhje me këtë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova më nuk do të jetë më strehë e kriminelëve.

Klan Kosova ka mësuar se janë ndaluar tre persona, ndërsa Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se detajet për aksionin do të bëhen të ditura më vonë.