Lille edhe më afër titullit të kampionit në Francë, shënon fitore të pastër në udhëtim te Lens

Lille ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligue 1, duke bërë një tjetër hap drejt titullit të kampionit, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier ka shënuar fitore në udhëtim te Lens.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Bollaert-Delelis” ka përfunduar me rezultatin 0-3.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqeu Burak Yilmaz me dy gola, kurse një tjetër e shënoi Jonathan David.

Lille tani ka 79 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Paris Saint-Germaini që ndeshjen e kësaj jave e luan të dielën në udhëtim te Rennes.

Kurse, Lens mbetet me 56 pikë në pozitën e gjashtë. /Zeri.info