Një femër në Prizren raporton në Polici se është dhunuar seksualisht

Një femër në Prizren ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht nga një mashkull.

Ajo ka raportuar të hënën në Polici se në mars të këtij viti i dyshuari mashkull kosovar ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.

Në raportin e Policisë thuhet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Zëri