Kosova afër ta fitojë edhe një medalje, Loriana Kuka kalon në gjysmëfinale
Kosova është afër të fitojë edhe medaljen e katërt në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Loriana Kuka ka arritur sot në gjysmëfinale të kategorisë -78 kg.
Xhudistja jonë në çerekfinale mundi me ippon austriaken, Bernadette Graf, kurse në raundin e dytë mposhti Anastasya Turchi të Ukrainës.
Raundin e parë e kaloi pa luftë. /Zeri.info