Manchester United - Granada, formacionet e mundshme për sonte
Manchester United dhe Granda zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.
“Djajtë e Kuq” janë më afër kalimit për në gjysmëfinale, pasi ndeshjen e parë e fituan si mysafirë me rezultatin 0-2.
Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ka mungesa të shumta për sonte.
Për shkak të kartonëve do të mungojnë Luke Shaw, Harry Maguire e Scott McTominay, kurse të lënduar janë Anthony Martial e Phil Jones, teksa Eric Bailly është i infektuar me koronavirus.
Kurse, Daniel James e Marcus Rashford janë në dyshim për sonte.
Formacionet e mundshme:
Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Tuanzebe, Telles; Fred, Matic; Greenwood, Fernandes, Pogba; Cavani.
Granada: Silva; Foulquier, Sanchez, Vallejo, Neva; Herrera, Gonalons; Puertas, Montoro, Machis; Suarez.
Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Granadas zhvillohet nga ora 21:00 në “Old Trafford”. /Zeri.info