Notat e lojtarëve: Liverpool 0-0 Real Madrid, ky është futbollisti më i vlerësuar për sonte
Real Madridi siguroi sonte kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.
Madrilenët eliminuan Liverpoolin në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield” përfundoi baras dhe pa gola.
Federico Valverde u vlerësua më së larti në këtë ndeshje. Mesfushori i “Los Blancos” mori notën 8.2.
Trent Alexander Arnold u vlerësua më së larti te Liverpooli. Mbrojtësi anglez mori notën 7.5. /Zeri.info