Manchester City mposht përsëri Dortmundin dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Edhe skuadra e Manchester Cityt ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.
“Qytetarët” kanë eliminuar Borussia Dortmundin në fazën çerekfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Signal Iduna Park” ka përfunduar me rezultatin 1-2.
Jude Bellingham shënoi golin e vetëm për vendasit, kurse për mysafirët shënuan Riyad Mahrez dhe Phil Foden.
Kështu, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola kalon tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-2.
Manchester City në gjysmëfinale do të takohet me Paris Saint-Germainin. /Zeri.info