Anxhela Peristeri zbulon për mediat në Greqi se ka origjinë greke

Televizioni publik grek ERT, ka realizuar një intervistë me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri.

Përveç tjerash, në këtë intervistë Anxhela tregoi se ka origjinë greke ashtu si emri dhe mbiemri i saj, transmeton Zeri.info.

"Gjyshi im ishte grek, pra edhe mbiemri im Peristeri është grek. Kam punuar në Greqi dhe kam bashkëpunuar me emra të njohur atje si Paolo, Antonis Remos, Valentis, Lena dhe Papadopoulu. Shqipëria është atdheu im, kam lindur dhe rritu këtu, jam bërë e famshme këtu dhe njërëzit më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më mbështesin. Greqia është një vend i mrekullushëm e adhurojë, atje kam shumë miq dhe kam jetuar kohën më të mirë", ka thënë Peristeri në intervistën për ERT.

Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën "Karma" ndërsa në skenë do të ngjitet në natën e dytë të festivalit më 20 maj. / Zëri