Plagoset një person në Prishtinë
Më 30 mars, në rrugën “Ferid Curri” të Prishtinës, një person është qëlluar me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me një tjetër.
Policia thekson se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gozhdoja të pistoletës, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Ferid Curri’, Prishtinë, 30.03.2021 - 02:53. Viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK . I dyshuari është në kërkim nga Policia. /Zëri