Persona të panjohur hyjnë me forcë në një lokal në Viti, vjedhin armë

Të premten në mesnatë në një lokal në Viti disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një lokal i cili merret me shitjen e armëve.

Sipas pronarit të këtij lokali është vjedhur një kasafortë ku kanë qënë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion 9 mm.

“Sheshi Njazi Ademi, Viti 05.03.2021 – 03:14. Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një dyqan i cili merret me shitjen e armëve. Sipas pronarit të lokalit, është vjedhur një kasafortë ne të cilën kanë qenë të vendosura rreth 10-12 armë dhe rreth 3-4 pako me municion 9 mm. . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Zëri