Dy persona të zhdukur në Prishtinë

Dy persona janë raportuar si të zhdukur qe dy ditë në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Siç njofton Policia, gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar në stacionin policor se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Po ashtu dje një grua ka raportuar se më datën 02 mars 2021 djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Policia bën të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar. /Zëri