Rezultatet finale të votave me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se sot është përmbyllur numërimi i votave nga jashtë Kosovës.
Sipas rezultateve finale, nga 56368 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 44252 vota, e dyta është radhitur PDK-ja me 5032 vota, LDK-ja e treta me 4287 vota dhe AAK-ja ka marrë 1112 vota, transmeton Zeri.info.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave me postë, nesër do të dalin me rezultatet përfundimtare./Zëri