KQZ-ja i refuzon rreth 22 mijë vota nga diaspora
Në Qendren e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka konfirmuar 56 mijë e 910 vota nga diaspora.
KQZ i ka refuzuar rreth 22 mijë vota si të pavlefshme.
QNR ka përfunduar numërimin 29 mijë e 940 vota me kusht.
Nga këto Lëvizja Vetëvendosja ka marrë mbi 50.66 përqind, apo 14 mijë e 939 vota.
Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar rreth 4 mijë vota, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë marrë nga afër 2 mijë vota.
Nga votat e diaspores deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 322 vota.
Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 271 vota, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës i ka marrë 1 mijë e 241 vota. /klankosova