Dreseviq luan 76 minuta në humbjen e thellë të Heerenveenit

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dreseviq ka luajtur për Heerenveenin në udhëtim te Zëolle, shkruan “Zeri.info”.

Mbrojtësi “dardan” u aktivizua nga minuta e parë për mysafirët deri në 14 minutat e fundit të përballjes.

Zëolle fitoi me rezultat 4:1 kundër Heerenveenit në kuadër të xhiros së 24-të në Eredivisie.

24-vjeçari i Kosovës aktivizohet rregullisht për skuadrën e Heerenveenit në Holandë.

Skuadra e tij me këtë humbje ndodhet në vendin e dhjetë në tabelë me 30 pikë gjithsej. /Zeri.info