KQZ-së i rekomandohet rinumërimi edhe i 58 vendvotimeve
Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) ka rekomanduar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin edhe të 58 vendvotimeve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri te ky rekomandim është ardhur pasi nga verifikimi i bazës së të dhënave dhe krahasimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve rezulton se janë 58 vendvotime te të cilat nuk janë shënuar votat për kandidatët, ndërsa subjektit ka të tilla në formularë të rezultateve”, tha Elezi.
KQZ-ja javën e kaluar ka marrë vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve, të cilat aktualisht janë duke u rinumëruar në QNR.
Në këto vendvotime që kanë shkuar në rinumërim ka pasur disa gabime, si në bartje të votave, të formularëve të kandidatëve me vota e të tjera gabime. /Telegrafi