Elezi: Gjatë javës së ardhshme mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nga KQZ-ja kanë thënë se deri këtë të premte pritet të përfundojë rinumërimi i votave, ndërsa rezultati përfundimtar pritet të shpallet në javën e ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur sot zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke thënë se gjatë vikendit mund të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

“Procesi i rinumërimit të vendvotimit po shkon sipas dinamikës që e kemi parë. Janë 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumërimit dhe besojmë që procesi do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje. Gjatë fillimit të javës së ardhshme besoj që KQZ-ja mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. /Zëri