KQZ-ja vendos t’i rinumërojë 468 vendvotime dhe 35 kuti me vota
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) t’i rinumërojë rreth 500 vendvotime.
Në mbledhjen e sotme KQZ-ja ka marrë vendim për miratimin e rekomandimeve nga QNR-ja, që lidhen me rinumërimin e votave të kandidatëve, transmeton “Zeri.info”.
Anëtarët e KQZ-së kanë votuar pro rekomandimit që të rinumërohen 35 kuti me rinumërim të plotë për shkak të bartjes së votave gabimisht te formulari i përputhjes së të dhënave. Të rinumërohen gjashtë vendvotime me probleme teknike, të cilat në gjendjen si janë nuk mund të procedohen në bazën e të dhënave për shkak se votat janë të paqarta.
Po ashtu KQZ-ja ka votuar pro rekomandimit që të rinumërohen 379 vendvotime në të cilat një kandidat ka më shumë vota sesa subjekti, gjithashtu është vendosur të rinumërohen 83 vendvotime, te të cilat nuk ka vota te subjekti dhe kandidati ose anasjelltas. /Zëri