Miftaraj thotë se 14 shkurti solli tërmet politik
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi mendësia e vjetër.
Sipas tij, zgjedhjet e fundit sollën termet politik, transmeton Zeri.info.
“14 shkurt 2021 solli termet politik ne skenën politike ne Kosove. Mendësia e re, fitoi nga mendësia e vjetër! 14 shkurt 2021 do te duhej te ndryshonte edhe mendësinë dhe qasjen e profesionisteve apo eksperteve te fushave te caktuara”, thotë Miftaraj, përmes një shkrimi në Facebook.
Ai thekson se “Opinionet dhe ekspertizat e tyre ti bazojnë me fakte, ligj, procedure dhe praktika te mira, e jo me i kënaq apetitet dhe dëshirat e secilës parti qe vjen ne pushtet”.
Sipas tij, partia në pushtet nuk i sheh votuesit e vet as me simpati as të mençur.
“Për bese është jete e poshtër dhe shume e vështire me i ndrru bindjet politike dhe qëndrimet juridike pas çdo pushteti. Jam i sigurte se partia ne pushtet nuk iu sheh as me simpati e as te mençur, por vetëm nga këndi i servilit”, përfundon shkrimi i tij. /Zëri