Mbi 27 mijë zarfe të votave me kusht nga zgjedhjet e 14 shkurtit
Mbi 27 mijë zarfe të votave me kusht janë procesuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kështu ka bërë të ditur sot në mbledhjen e KQZ-së Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit në KQZ.
“Nga procesimi i rregullt i materialeve zgjedhore janë 27 mijë e 249 zarfe të votave me kusht dhe pasi të procesohen edhe këto zarfe, atëherë do ta dimë numrin e saktë se sa janë vota me kusht”, ka thënë Ahmetaj. /Zëri