Germin: Refuzohen 380 nga 1490 fletëvotime nga diaspora
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë.
Organiza joqeveritare “Germin”, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Germin” ka njoftuar se deri në orën 24:00 të së martës janë verifikuar 1.490 fletëvotime nga diaspora, prej tyre 1110 janë aprovuar dhe janë refuzuar 380 fletëvotime, transmeton Zeri.info.
Ditë më parë, KQZ-ja ka bërë të ditur se kanë mbërritur 43.447 pako me postë të cilat mund të përbëjnë disa fletëvotime./Zëri