Vetëvendosja mori vota në Prishtinë më shumë se AAK-ja në gjithë Kosovën

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në shumicën e komunave të Kosovës.

Partia e Albin Kurtit ka marrë një numër të madh të votash edhe në kryeqytet, duke lënë shumë mbrapa partitë e tjera.

Vetëvendosja në Prishtinë ka marrë 62359 vota, ose 64,09%, ndërsa i bie se vetëm në kryeqytet ka marrë më shumë vota sa ka AAK-ja në gjithë Kosovën, e cila ka marrë 58743 vota në total, duke u radhitur partia e katërt në nivel vendi, shkruan “Zeri.info”.

Në Prishtinë AAK-ja ka marrë 3395 vota, ose 3,49% të votave. /Zëri