AKR-ja nuk do ta tradhtojë LDK-në, e vendosur të mbetet në opozitë
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se kjo parti do të mbetet në opozitë.
Ai ka hedhur poshtë spekulimet se partia e tij, e cila në këto zgjedhje garoi nën listën e LDK-së, do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Zeri.info.
“Lajmet që po qarkullojnë në media për gjoja ofrimin e AKR, për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës janë të pavërteta. AKR ka pranuar rezultatin zgjedhor dhe vlerëson se procesi duhet të përmbyllet shpejt (zgjedhjet te çertifikohen dhe të krijohën institucionet të reja nga ata që e kanë këtë përgjegjësi)”, deklaron ai përmes një postimi në Facebook.
“AKR do të qendrojë në opozitë që nga fillimi”, përfundoi Pacolli. /Zëri/