AKR-ja i’a uron fitoren LVV-së, zotohet për të mos i bllokuar institucionet
Aleanca Kosova e Re ka uruar fitoren e LVV-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend.
Këtë e ka bërë të ditur, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, i cili thekson se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.
“Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë”, ka shkruar Murseli.
Ai ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim. /Zëri/