Vetëm në këto tri komuna nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave

Në tri komuna të Kosovës është duke vazhduar numërimi i votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Numërimi i votave është duke vazhduar në Komunën e Prizrenit, Prishtinës dhe Lipjanit.

Ndërkohë, në të gjitha komuna e tjera të Kosovës ka përfunduar ky proces.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar mbi 99 për qind të votave

Pos këtyre, kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga diaspora e atyre me kusht./express