Ambasada Amerikane: Mezi pesim që të punojmë me qeverinë e re
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Kosovë
Ambasada Amerikane shkruan se SHBA-ja qëndron krah Kosovës dhe se mezi pret të punojë me qeverinë e re.
Në një postim të publikuar në Twitter, ambasada amerikane thotë se do të punojë me Qeverinë e re, sapo ajo të formohet.
“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, thekson Ambasada Amerikane përmes një cicërime, transmeton Zeri.info.
Sipas rezultatit nga numërimi i 99.25 për qind e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje po prin me 47.89 për qind, duke shënuar kështu fitoren më të thellë të një partie ndonjëherë në Kosovën e pasluftës./Zëri/