Rama uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha partitë politike në Kosovë pas zgjedhjeve.

Rama në veçanti ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje, pasi ka dalë e para në zgjedhjet e së dielës.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, ka shkruar Rama. /Zëri