Numërohen 98% e votave, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon që nga mbrëmë numërimin e votave.

Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm, me 48,1% të votave, raporton “Zeri.info”.

Po ashtu, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, partia e dytë radhitet PDK-ja, me 17,3%, ndërsa e treta LDK-ja me 13,1%.

Partia e Ramush Haradinajt në këto zgjedhje ka dalë e katërta me 7,4%, ndërsa Nisma me vetëm 2,5%, duke mos arritur ta kalojë pragun për të hyrë në Kuvend. /Zëri