Kurti: Prioritet yni drejtësia dhe punësimi, jo dialogu me Serbinë

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se prioritet i tyre pas fitores në zgjedhje do të jetë drejtësia dhe punësimi.

Kurti ka thënë se prioritet i Qeverisë së re nuk do të jetë dialogu me Serbinë, pasi kjo sipas tij në matjet e opinionit publik kjo temë radidhitet ndër prioritet e fundit.

“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, tha Kurti. /Zëri