Kurti dhe Osmani: Do të vendosim drejtësi pa hakmarrje

Gjatë koneferencës së përbashkët të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanin u tha se këto zgjedhje ishin referendum dhe se ishte ndryshimi i shumëpritur.

Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti, është shprehur se procesi zgjedhor ka qenë i drejtë.  Ai po ashtu ka falënderuar edhe mërgimtarët.

Kurti ka thënë edhe oponetët politikë kanë kontribuar për një proces të qetë, duke u uruar siç është shprehuar ai reformim të mirëfilltë.

Kurti ka thënë se do të vendosin drejtësi, por pa hakmarrje.

“Pa inate e pa revanzhizëm, pa hakmarrje, do ta zhvillojmë vendin tonë” ,tha Kurti.

Ai ka shtuar se kjo ditë e zgjedhjeve do të mbahet mend për shumë gjë.

U.d. e presidentes,Vjosa Osmani, ka thënë se vota e qytetarëve e solli ndryshimin e shumëpritur, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se janë të vetëdijshëm për besimin dhe përgjegjësinë që kanë marrë nga qytetarët.

“Ky nuk është mandat për hakmarrje, por mandat për punë e barazi. Kjo qeveri do të jetë zëri i qytetarëve”, tha ajo.

Sot u bë e qartë se çdokush që vendos interesant personale para shtetit, qytetarët e ndëshkojnë.

Ajo ka thënë se misioni i tyre mbetet fuqizimi i sovranitetit anëtarësimi në institucione euro-atlantike dhe miqësia me SHBA-në. /EO