Osmani mesazh LDK-së: Fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka dhënë një mesazh për ish-partinë e saj në paraqitjen e parë pas zgjedhjeve, të cilat nxjerrin fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani në këtë paraqitje të përbashkët me Albin Kurtin ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të sotme është mesazh për LDK-në dhe partitë e tjera se fjala e dhënë ndaj qytetarëve nuk duhet të shkelet, transmeton “Zeri.info”.

“Ky rezultat të jetë një mësim për LDK-në dhe partitë e tjera që kanë marrë rezultatin më të ulët në historinë e tyre, që fjala e dhënë para qytetarëve nuk duhet të shkelet, por duhet të ruhet si e shenjtë”, ka thënë Osmani në konferencën për media. /Zëri