Mungojnë fletëvotimet, qytetarët presin për të votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë

Ndonëse janë mbyllur qendrat e votimit, qytetarët janë duke pritur akoma për të votuar brenda shkollës “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Qytetarët atje nuk kanë arritur të votojnë akoma, pasi ka mungesë të fletëvotimeve, raporton “Zeri.info”.

Për më shumë, “Zëri” ju sjell pamje nga kjo shkollë, të cilat janë realizuar pas orës 19:00.