Shefi i EULEX-it viziton Dhomën Operative për Zgjedhje

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën Operative të Prokurorit të Shtetit, që është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Gjatë kësaj vizite Wigemarku u njoftua nga koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me rolin e sistemit prokurorial në përgjithësi dhe të Dhomës Operative në veçanti në mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu ai u njoftua me aktivitetet, të cilat janë duke u ndërmarrë nga të gjithë prokurorët kujdestarë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për të siguruar një proces zgjedhor me integritet.

Shefi i EULEX-it përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij. /Zëri