Banorët nga fshatrat e Gollakut s’mund të dalin në votime nga bora e madhe
Në fshatin Prapashticë dhe fshatrat e tjerë të Gollakut rrugët janë bërë të pakalueshme, duke shkaktuar vështirësi për banorët që të dalin dhe të votojnë.
Një banor nga ky fshat ka thënë për “Klan Kosovën” se pavarësisht dëshirës, reshjet e shumta të borës ua kanë pamundësuar që të dalin dhe të votojnë.
“Qe tri orë jemi duke u ballafaquar që të dalim në votime, por nuk po mundemi. Plus kësaj jemi fermerë dhe i kemi fermat e ngujuara.
“Prapashticë, Gllogovicë, Hajkobilë dhe Dabishec – të gjitha janë të bllokuara. Kurrkush nuk del me na vizitu neve, veç kur u duhen votat vijnë ata me xhipa”.
Në ndërkohë, një qytetar tjetër ka thënë se këto probleme u ndodhin çdoherë.
“Fshatarët që janë këtu kanë mbetur të bllokuar. Nuk është në rregull kjo”.