KMDLNJ: 46 të burgosur votuan, 8 refuzuan të votojnë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka njoftuar se nga ora 9:40 deri në 14:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë votuar 46 të burgosur.
Sipas një njoftimi, nga KMDLNJ-ja kanë bërë të ditur se 8 të burgosur kanë refuzuar të votojnë, dy ndodhen në Spital dhe tre të tjerë të dënuar janë shtetas të huaj.
“Me dt. 14.02.2021, nga ora 09.40 deri në orën 14.00, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (Qendra 200101) votuan 46 të burgosur, nga 60-të sa aktualisht ishin në këtë institucion. Refuzuan të votojnë 8 të burgosur, 2 ndodhen në Spital, 3 të tjerë të dënuar janë shtetas të huaj (pa të drejtë vote) dhe një nuk pasur të dhëna në mungesë të letërnjoftimit, nuk i është ditur numri personal”, bëhet e ditur për media. /Zëri