Pas tri orësh mungesë, arrijnë zarfet për votim me kusht në Fakultetin Filologjik

Në qendrën e votimit te Fakulteti Filologjik është rregulluar problemi i mungesës së zarfeve, të cilët shërbejnë për ata që votojnë me kusht.

Mungesë të zarfeve për fletëvotime ka pasur për tri orë, si rrjedhojë e kësaj është rritur radha e pritjes së votuesve.

Të pyetur nga “Ekonomia Online”, personat që merren me rregullimin dhe pranimin e këtyre letrave thanë që fletat kanë ardhur pas tri orëve dhe nuk dihet arsyeja e kësaj vonese.

Drin Hajredini, qytetar nga Prishtina dhe votues me kusht, tha që ka qenë më herët për të votuar me kusht, por nuk ka pasur zarfe votimi.

“Po, kam qenë më herët dhe nuk ka pasur zarfe votimi dhe tash pas tri orëve kam ardhur prapë”, tha ai.