Emocionuese, e moshuara shkon për të votuar me fotografitë e liderëve të UÇK-së

Kushtet e vështira atmosferike nuk po i ndalin qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.

Krahas mërgimtarëve që kanë ardhur të votojnë në këto zgjedhje, edhe simbolika po e shoqëron procesin e zgjedhjeve sot.

Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale duket një e moshuar që me gjithë situatën e rënduar pandemike ka vendosur të dalë për të votuar.

E simbolika e saj është që në duart mbante një fotografi me fytyrat e dy udhëheqësve të luftës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Fotografia është shkrepur në komunën e Suharekës. /EO