Njofton LVV-ja: Qytetarët mund të votojnë edhe me letërnjoftim me afat të skaduar
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se KQZ-ja ka marrë vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i LVV-së Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë në listat e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar.
“KQZ-ja posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listat e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”, ka shkruar ai. /Zëri