Voton edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga

Edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dalë për të dhënë votën e saj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Jahjaga u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të dalin të votojnë.

“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar dhe i bëj thirrje secilit prej jush, qytetarëve të Kosovës, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe t'i votoni kandidatët tuaj të preferuar për Kuvendin e Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Po ashtu Jahjaga ka thënë se votoni sot për të ardhmen që doni ta keni nesër.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë element kyç i sistemit demokratik, të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë edhe më tej. Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhmen që doni ta keni nesër!”, ka përfunduar ajo. /Zëri